Shpëtoi golin e sigurt dhe i dha tri pikë Hellas Veronas – Amir Rrahmani vlerësohet lartë nga mediat italiane

04 Nëntor 2019

Amir Rrahmani ka vazhduar me paraqitje pozitive në fanellën e Hellas Veronës ku në ndeshjen e fundit fituan 2-1 ndaj Brescias.

Përveç lojës së mirë në mbrojtje, ai e largoi edhe një top nga vija fatale.

“Tuttomercatoweb” i ka publikuar notat e futbollistëve, ku nuk munguan fjalët e mëdha për Rrahmanin.

Balotelli e Rrrahmani në duel gjatë ndeshjes

“Pëson një goditje të fortë në mesin e pjesës së parë, por shtrëngon dhëmbët dhe mbyll një tjetër paraqitje pozitive. Vendimtar për fitoren me shpëtimin në vijën fatale kundrejt Bisolit në pjesën e parë”, shkruhet në vlerësimet e portalit italian.

Më poshtë mund të shihni momentin në fjalë, ku Rrahmani “fluturon” për të larguar topin nga vija e portës së tij.

Pos Rrahmanit, edhe futbollisti tjetër shqiptar, Marash Kumbulla, e nisi si titullar këtë ndeshje por u largua nga fusha në minutën e 16 pasi pësoi një lëndim.

Verona ka mbrojtjen më të mirë në Serie A së bashku me Juventusin ku pas 11 xhirosh kanë pësuar vetëm 9 gola. /Telegrafi/

www.telegrafi.com