Shqipëri-Andorra/ Snajpera mbi stadium, policia masa të rrepta, ja situata në ‘Elbasan Arena’

14 Nëntor 2019

Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një sërë masash në kuadër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes së sotme Shqipëri-Andorra. Gazetari Fatmir Popja ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamje nga stadiumi “Elbasan Arena” ku përveç pranisë së madhe të forcave policore, në tarracën e stadiumit ka snajpera.

Djemtë e kombëtares shqiptare do të përballen me kundërshtarët e tyre, në ndeshjen e parafundit të eliminatorëve të “Euro 2020”, e cila pritet të nisë në orën 20:45.

jQuery(window).load(function() { jQuery(“.galery-slider”).flexslider({ animation: “fade”, controlNav: true, animationLoop: false, slideshow: true, }); });

Shqipëria ndodhet aktualisht në vendin e katërt në grup, ndërsa ndeshjen e fundit e ka përballë Francës. Nga ana tjetër Andorra është në vendin e parafundit në grup me 3 pikë të grumbulluara, po aq sa Moldavia.

Kujtojmë se më herët policia bëri thirrje që sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë, kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloji)
c) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
d) çelësa të ndryshëm
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com