Shqipëria çmenduri për Kumbullën, avion privat në dispozicion por Roma mbërthehet nga COVID-19

10 Nëntor 2020

Edy Reja kërkon të ketë me dispozicion me çdo kusht Marash Kumbullën për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve. Qendërmbrojtësi kuqezi nuk mundi të bashkohet me përfaqësuesen për miqësoren kundër Kosovës të mërkurën, kjo pasi ekipi i tij Roma, është në izolim të paktën deri të mërkurën, pasi Edin Dzeko rezultoi pozitiv pak ditë më parë me COVID-19. FSHF dhe mbi të gjitha Reja shpresojnë ende që Kumbulla mund të bashkohet me ekipin për dy ndeshjet e fundit, kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë, për t’ia arritur këtij qëllimi janë të gatshëm të vendosin një avion privat në dispozicion të Kumbullës për të bërë të sigurt udhëtimin e tij.

Kumbulla

Ky është një kusht i vendosur nga Instituti i Shëndetit Publik në Romë, gjithnjë nëse ekipi verdhekuq i jep lejen për tu bashkuar me Shqipërinë. FSHF mbetet në kontaktet të vazhdueshëm me autoritet në Romë për të bërë të mundur bashkimin e Kumbullës me ekipin përfaqësues. Situata në klubin roman nuk e favorizon largimin e mbrojtësit kuqezi pasi së fundmi kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe tre lojtarë të tjerë, Federico Fazio, Davide Santon e Lorenzo Pellegrini, dy të fundit ishte në fushë këtë fundjave në sfidën kundër Genoa. Fillimisht kishin rezultuar negativ në testin e së shtunës ndërsa këtë të hënë, në kontrollin e radhës rezultuan pozitiv.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com