Shqipëria fut në sherr Giggs-in me lojtarët e kombëtares

Shqipëria fut në sherr Giggs-in me lojtarët e kombëtares

Ryan Giggs kishte menduar se rezultatshmëria e tij te Uellsi do të ishte ndryshe. Nga 9 takime, ai ka humbur 5 dhe sigurisht që kjo e shton presionin te trajneri i ri. Takimin me Shqipërinë, ai e shikonte si një mundësi mjaft të mirë për të fituar, por edhe për të përmirësuar shifrat e tij. Por në fund ishin kuqezinjtë ata që fituan, edhe pse miqtë kontrolluan sfidën.

“Jam shumë i zhgënjyer, e merituam atë që morëm. E kishim shumë të lehtë në pjesën e parë, dhe menduam se do të ishte e njëjta gjë edhe në pjesën e dytë. Nuk ka fare të bëjë me aftësitë e lojtarëve. Shkak i humbjes ishte mungesa e përqendrimit dhe vetëkënaqësia. U futëm në lojë me idenë se do të fitonim, dikush dot ë shënonte dhe do të na nxirrte nga ky telash.

Në pjesën e parë, Taulant Xhaka shpëtoi pa marrë një karton të kuq, ndërkohë që arbitri Jakimovski fali kuqezinjtë duke mos dhënë një penallti, pas ndërhyrjes së gabuar të Migjen Bashës ndaj Harry Wilson-it.

Por Giggs i anashkalon këto raste.

“Ne duhet ta kishim zgjidhur takimin deri atëherë, kështu që nuk dua t’ia hedh fajin arbitrit. Por ndoshta këto vendime jo fort të mira mund të na ndihmojnë e mund të mësojmë. Ne duhet të bënim lojën tonë e mos ta humbnin përqendrimin, siç na ndodhi. Kam qenë gjithnjë i kënaqur me lojtarët, por ndonjëherë duhen këto rezultate t’i vendosësh gjërat në kontekst”, deklaroi tekniku uellsian. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.