Shqipëria mëson nesër rivalët në Nations League

Nations League merr jetë nesër. Prej orës 12:00 do të hidhet shorti dhe Shqipëria do të mësojë kundërshtarët në Ligën C, aty ku edhe bëjnë pjesë kuqezinjtë. Skuadra e drejtuar nga Christian Panucci bën pjesë në vazon e dytë, së bashku me Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë, ekipe me të cilat nuk do të ndeshet.

Hungaria, Rumania, Skocia dhe Sllovenia bëjnë pjesë në vazon e parë,Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria dhe Finlanda përfshihen në vazon e tretë, kurse në të katërtën Qipro, Estonia dhe Lituania. Nations League nis më 6 shtator dhe 55 përfaqësueset evropiane janë të ndarë në katër grupe. Fituesi i Ligës  (katër janë ligat) shkon në Europian.

Skuadrat do të ndahen në katër grupe, ku njëri do të jetë me tre ekipe, ndërsa tre të tjerët me katër ekipe. Fituesit e këtyre grupeve ngjiten në Ligën B, ndërsa vendet e fundit bien në Ligën D për edicionin e vitit 2020 të Nations League.

Për ekipet që nuk kualifikohen në “EURO 2020” ka një tjetër shans për t’u kualifikuar. Ekipet që janë renditur me lart dhe nuk janë kualifikuar, në mars luajnë fazën e “play-off” për të kaluar në finalet e Kampionatit Europian./EDS/

LIGA A
VAZO 1: Gjermania, Portugalia, Belgjika, Spanja
VAZO 2: Franca, Anglia, Zvicra, Italia
Vazo 3: Polonia, Islanda, Kroacia, Holanda

LIGA B
VAZO 1: Austri, Uells, Rusi, Sllovaki
VAZO 2: Suedi, Ukrainë, Republika e Irlandës, Bosnje-Hercegovina
VAZO 3: Irlanda e Veriut, Danimarka, Republika Çeke,Turqia

LIGA D
VAZO 1: Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia
VAZO  2: Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksemburgu
VAZO 3: Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtejni, Malta
VAZO 4: Andorra, Kosova, San Marino, Gjibraltari

KALENDARI

NDESHJET E PARA: 6-8 shtator 2018 ; NDESHJET E DYTA: 9-11 shtator 2018;

NDESHJET E TRETA: 11-13 tetor 2018; NDESHJET E KATËRTA: 14-16 tetor 2018,

NDESHJET E PESTA: 15 -17 nëntor 2018; NDESHJET E GJASHTA: 18-20 nëntor 2018.

FINALET: 5-9 qershor 2019.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan