Shqipja, “gjuhë zyrtare” te Grasshopper

Alban Pnishi, Arijan Qollaku, Mërgim Brahimi, Nedim Bajrami, Florian Kamberi dhe Albion Avdijaj janë pjesë e Grasshopper në Zvicër. Një “koloni” e vogël shqiptarësh, që ditët e fundit është shtuar edhe me një tjetër futbollist.

Bujar Lika është zyrtarisht pjesë e skuadrës zvicerane. Mesfushori qendror në të shkuarën ka luajtur te FC Schaffhausen dhe Wohlen në Challenge League dhe tashmë do të provojë veten në elitën e futbollit zviceran.

25-vjeçari nuk është i vetmi shqiptar që do t’i bashkohet Grasshopper, pasi së fundi nën urdhrat e trajnerit Murat Yakin është vënë edhe Naser Aliji, i cili po vëzhgohet nga afër dhe me shumë mundësi do të firmosë dhe të rikthehet në Zvicër, ku më parë ka luajtur me Basel-in dhe Vaduz-in, para se të transferohej në Gjermani te Kaiserslautern.  /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan