Shqiptarët e Zvicrës, skena e gjitha për Ermir Lenjanin

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
9 Prill 2018 16:26
Shumë lojtarë të aktivizuar

Taulant Xhaka një javë më parë shënoi një super gol që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Prestigjiozja “Blick” e vlerësoi atë, duke e përfshirë në formacionin më të mirë të javës. Këtë javë është një tjetër futbollist i kombëtares që është përfshirë në 11 lojtarët më të mirë. Ermir Lenjani ka asistuar në golin e dytë të Sion ndaj Lausanne Sport, ndërkohë që paraqitja e tij ka qenë mjaft e mirë në linjën e majtë, duke ndihmuar shumë skuadrën e tij në daljet përpara.

Fitorja në transfertë i ka rritur shpresat që Lenjani me shokët e tij t’i shpëtojnë rënies nga Superliga e Zvicrës, pasi janë tre ekipe që kanë tre 3 pikë më shumë: Lugano, Thun dhe Lausanne Sport. Në këtë sfidë mbrojtësi i majtë fitoi një “derbi” me Benjamin Kollollin dhe Andi Zeqirin. I pari luajti gjatë gjithë ndeshjes, kurse sulmuesi që vjet ishte huazuar te Juventusi, u aktivizua në minutën e 70-të. Mesfushori 18-vjeçar Mersim Asllani nuk luajti asnjë minutë. Burim Kukeli nuk ishte as në stol për Sion-in, kurse Pajtim Kasami ishte në fushë nga fillimi në fund. Por kush ishin shqiptarët e tjerë që luajtën këtë javë?

LUGANO-BASEL
Si zakonisht Taulant Xhaka ishte titullar në këtë takim dhe nuk mungoi edhe një karton i verdhë për të në minutën e 34-t. Albian Ajeti ishte i pozicionuar në majë të sulmit, duke tentuar golin për 54 minuta. Për skuadrën vendase u aktivizua Jetmir Krasniqi (23 vjeç), i cili luan si mbrojtës. Ai zbriti në fushë në pjesën e dytë prej minutës së 64-t.

ZURICH-GRASSHOPPER
Katër futbollistë shqiptarë ishin titullarë për të dyja ekipet. Mirlind Kryeziu luante në qendër të mbrojtjes për skuadrën vendase, ndërsa në mesfushë e nisi Toni Domgjoni (19 vjeç, i lindur në Kroaci). Bujar Lika ishte titullar në krahun tjetër, ashtu si Gjelbrim Taipi (u zëvendësua në të 76’). Pak minuta edhe për Alban Pnishin e Grasshopper, që u fut në lojë në të 86’. Izer Aliu (Zurich) dhe Sadik Vitija (Grasshopper) ishin në stol gjatë gjithë ndeshjes.

THUN-LUZERN
Shqiptarët e vetëm në këtë takim i kishte Luzern-i. Idriz Voca dhe Shkëlqim Demhasaj luajtën përgjatë gjithë takimit, që u humbën me rezultatin e ngushtë 1-0.

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike