Shtatë gola të shënuar, Van Dijk trupërohet – Liverpool fiton me shumë mund ndaj RB Salzburgut

02 Tetor 2019

Liverpooli e ka mposhtur Red Bull Salzburgun me rezultat 4-3 në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, Sadio Mane i kaloi në epërsi The Reds me një asistim nga Roberto Firmino.

Në minutën e 25-të erdhi bashkëpunimi i Trent Alexander- Arnold dhe Andy Robertsonit, derisa ky i fundit realizoi një gol të bukur.

Liverpool vs RB Salzburg (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Firmino ishte përsëri në listën e asistuesve, derisa për 3-0 shënoi Mohamed Salah (36’).

Mysafirët arritën ta ngushtonin epërsinë e vendasve me anë të Hwang Hee-Chan që e dribloi mjaftë mirë Virgil van Dijkun.

Liverpool vs RB Salzburg (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë filloi mirë për RB Salzburgun që shënoi për 3-2 me anë të Takumi Minamino në minutën e 56-të.

Pas vetëm katër minutash mysafirët e barazuan rezultatin në 3-3 me golin e shënuar nga Erling Braut Haland.

Liverpool vs RB Salzburg (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Por, Mohamed Salah (69’) e riktheu epërsinë për Liverpoolin me sulmuesin brazilian që kompletoi het-trik të asistimeve.

Napoli është lider i Grupit E me katër pikë, RB Salzburg është në të dytin me tri pikë, aq sa ka edhe Liverpooli, derisa Genk ka vetëm një. /Telegrafi/

www.telegrafi.com