Shtohen zërat, Paul Pogba te Barcelona

18 Tetor 2018

Pogba është shokë me Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele, me të cilët luan në kombëtaren e Francës, ndërkohë që tashmë edhe Gerard Pique e Lionel Messi besojnë se Barcelona mund të përfitojë nga mbërritja e fituesit të Kupës së Botës në dhomat e tyre të zhveshjes.

Trajneri Ernesto Valverde gjithashtu është i interesuar për një marrëveshje që Barcelona mund të bëjë për të pasur shërbimet e mesfushorit, duke besuar se klubi i ‘tiki-taka’-s ka nevojë për një lojtar të tillë.

Pogba parashikohet se është lojtari që i duhet blaugranave për asetet fizike dhe talentin e tij, por në “Old Trafford” dyshojnë se asetet financiare të Barcelona-s nuk janë të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje mes palëve. United shpenzoi 89 milion paund që ta bindte francezin për të firmosur në “Old Trafford”, ndërkohë që agjenti Mino Raiola do të kërkojë një pagesë më të lartë dhe një rrogë më të majme për lojtarin e tij.

Marrëdhëniet e Paul Pogba me trajnerin Jose Mourinho janë drejt pikës së prishjes, ndërkohë që lojtari mësohet t’i ketë thënë teknikut portugez se dëshiron të shkojë te Barcelona për shkak të kritikave të hapura që ai ka shpërndarë në media.

Pogba u zëvendësua nga trajneri Didier Deschamps në ndeshjen Francë – Islandë në momentin kur takimi ishte 2-0, ndërkohë që në sfidën kundër Gjermanisë ai ishte shkaktari kryesor i problemit nga ku rrodhi goli i gjermanëve. Pas zëvendësimit të tij Franca arriti që të kthente rezultatin në favor të saj, 2-1.

Por, kapiteni i Francës, Jugo Lloris e ka mbështetur Pogba menjëherë pas ndeshjes duke thënë: “Pogba ka një status në Mbretërinë e Bshkuar, ndoshta prej kostos së tij të transferimit. Ndonjëherë njerëzit nuk e gjykojnë atë në mënyrë të drejtë. Performanca e tij te United është shumë larg asaj që njerëzit e quajnë të keqe. Kur ai t’i japë rëndësi, do të rikthehet”. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan