Shtohet lista, edhe ish-kapiteni i Skënderbeut në UEFA

Për Skënderbeun nesër do të jetë një ditë shumë e rëndësishme, pasi korçarët do të bëjnë mbrojtjen para Komisionit të Apelit të UEFA-s, për dënimin që kanë marrë nga Komisioni i Etikës. Skënderbeu dyshohet për fiksimin e rezultateve në ndeshjet e Europa League dhe është dënuar me 10 vite pezullim nga të gjitha kompeticionet evropiane dhe 1 milion euro gjobë. Një dënim i cili nuk është pranuar në asnjë moment nga klubi korçar, që ka konfirmuar se është dënuar pa prova, por vetëm në bazë të dyshimeve. Presidenti Takaj shpesh herë është shprehur se nuk kërkon ulje të dënimit, por vetëm pafajësi për skuadrën e tij që po fiton titullin kampion në këtë sezon futbollistik.

Në mbrojtjen që korçarët do të bëjnë sot në UEFA, do të jenë edhe dy lojtarë aktual të Skënderbeut që do të dëshmojnë para jurisë. Sabjen Lilaj dhe Bakary Nimaga do të udhëtojnë ditën e sotme drejt Zvicrës. Por, ata nuk do të jenë të vetmit, pasi do t’i bashkohet edhe ish-kapiteni Bledi Shkëmbi që është aktualisht trajner te Liria e Prizrenit. Shkëmbi ka qenë pjesë e rëndësishme e klubit korçar dhe është përzgjedhur për të folur para jurisë nga klubi në lidhje me akuzat që janë ngritur. Gjithsesi në klubin korçar nuk kanë pritshmëri të larta nga Komisioni i Apelit, pasi bëhet fjalë për një organizëm brenda UEFA-s dhe është e palogjikshme që ky komision të dalë kundër Komisionit të Etikës. Kështu që mbrojtja e Skënderbeut më shumë është përqendruar te CAS, ku edhe çështja do të apelohet p[as vendimit që do të marrë Apeli. Deklaratat e dy futbollistëve dhe ish-kapitenit do të jenë prova të rëndësishme në dosjen e mbrojtjes. Korçarët kanë marrë garanci nga studioja ligjore se nuk ka prova për dënimin e tyre dhe në CAS ata do të gjejnë të drejtën. /EDS/

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan