Shtubina ul euforinë: Harrojeni titullin, kemi problem

Laçi është ekipi i vetëm që nuk njeh humbje në shtatë javët e para të Kategorisë Superiore. Kurbinasit e kanë nisur mjaft mirë këtë sezon dhe ambiciet janë për t’u kualifikuar përsëri në kompeticionet evropiane, megjithatë ka edhe nga ata që mendojnë se mund të jenë një rival i denjë për titull. Gjithsesi polivalenti Ndriçim Shtubina nuk mendon kështu, në intervistën për “Super Sport”, ai u shpreh se Laçi duhet të mendojë vetëm për ndeshjen e radhës.

Atmosfera në Laç – “Nuk duhet ta dëgjojmë fjalën titull. I kemi lojtarët e rinj dhe nuk e përballojnë presionin. Skuadra i ka marrë pikët, është e qetë, por ka probleme, të cilat duhet t’i rregullojmë në stërvitje”.

Ku preferoni të luani? – “E rëndësishme është të jem në lojë. Minutat më duhet, s’ka rëndësi ku luaj. Trajneri e vendos ku ka nevojë skuadra”.

Çfarë ndryshimi ka ky Laç nga ai i kaluar? – “Treshja e sulmit është larguar, nuk zëvendësohen shumë shpejt. Skuadra e ruan agresivitetin që e ka pasur shumë vite. Lojtarët duan kohën e vet për të ardhur në formë”. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan