Shtylla është Mavraj, faktohet më së miri pas këtij gjesti

Bernd Hollerbach u shkarkua nga Hamburger SV, që sivjet rrezikon për të herë të parë në histori të mos garojë në Bundesliga. Humbja 6-0 e pësuar në “Allianz Arena” kundër kampionëve të Bayern Munchen nuk u prit mirë, ndërkohë që ka pasur edhe ndryshime të tjerë në kupolën e klubit. Në krye të stafit teknik është emëruar Christian Titz, i cili drejtonte ekipin e dytë. Gjermanët kanë menduar që zgjidhja të vinte brenda familjes, pasi ai edhe e njeh ekipin.

Titz ka nisur nga puna dhe në seancën e fundit stërvitore ai ka treguar se do të mbështetet te senatorët e ekipit, teksa në mediet gjermane raportohet se ai ka pasur fillimisht bisedime kokë më kokë me dy nga lojtarët e skuadrës. Fillimisht ai ka marrë veç Mërgim Mavrajn, i cili mungoi në ndeshjen kundër Bayern Muchen për shkak të një gjendjeje gripale që po kalonte. Pasi ka folur me qendërmbrojtësin e kombëtares shqiptare, biseda e radhës ka qenë me sulmuesin amerikan Bobby Wood.

Hamburger SV renditet në vendin e parafundit në Bundesliga, duke lënë pas vetes vetëm Koln-in, ndërkohë që rivalitetin e kanë me Mainz 05 dhe Wolfsburg, që kanë 7 pikë më shumë se ekipi i Mërgim Mavrajt, i rrezikuar shumë për të luajtur sezonin e ardhshëm në Bundesliga 1. Ky do të ishte një dështim i madh, që nuk do të kalonte lehtë nga tifozët e këtij ekipi që krenarinë më të madhe kanë pikërisht faktin që në gjithë historinë e tyre kanë garuar gjithmonë mes më të mirëve. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan