Shumë mund por asnjë gol, Shqipëria me mendjen te Izraeli

Shqipëria nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në miqësoren e luajtur këtë të mërkurë në “Elbasan Arena” kundër Jordanisë, ku edhe pse dominoi nuk arriti të shënonte qoftë edhe një herë ndaj një rivali dukshëm inferior. Të dielën, sfida me Izraelin, ku në lojë janë pikë të vlefshme për ecurinë e kombëtares.

Ndeshja nisi me ritëm të mirë për të besuarit e Panuccit, që kishte zgjedhur të rreshtonte skuadrën me tre mbrojtës qendre. Në të 12’ Eros Greza pati rastin e parë të rrezikshëm të lojës kur mori një top fantastik nga e djathta prej Gavazajt, por goditi tmerrësisht gabim. Duket që lojtari i Rangers nuk është në formën më të mirë, pasi edhe pak sekonda më pas u ngatërrua në zonën jordaneze duke mos përfituar si duhet.

Shqipëria e dominon lojën por edhe pse zbret shpejt drejt portës kundërshtare gjithmonë gabohet në pasimin e fundit. Jordanezët e kuptojnë që ka diferenca në cilësi teknike dhe shpesh duhet të bëjnë ndërhyre të ashpra për të ndaluar lojtarët tanë.

Në të 23’ skuadra jonë shfaqet sërish rrezikshëm përballë portës së Jordanisë. Fillimisht Gavazaj shpërdoron i penguar edhe nga një mbrojtës një mundësi të shkëlqyer të krijuar nga Xhaka e Grezda, ndërsa topi i larguar përfundon në këmbët e Lilës që godet jashtë, edhe pse mund të kishte bërë shumë më mirë.

Dy minuta më vonë një episod tepër i dyshimtë kur Grezda i vetëm para portës kundërshtare pengohet në zonë, por gjyqtari nga Kosova nuk e mendon kështu.

Në pjesën e dytë Panucci bën menjëherë tre zëvendësime, me Xhakën që i lë vendin Balajt, Ramadani del për Ndojin ndërsa Uzini bën debutimin me fanellën kuqezi duke u futur në vend të Grezdës.

Përsëri e njëjta histori, me Shqipërinë që dominon por nuk arrin të finalizojë si duhet. Panucci duket i zhgënjyer me mungesën e saktësisë por në një miqësore të tillë duhet të provojë të gjithë. Kështu Mavraj largohet për t’i bërë vend Kastriot Dermakut, ndërsa Lenjani ul në stol Binakun.

Në të 75’ Balaj ekzekutoi me forcë një goditje dënimi por topi përfundoi jashtë. Dhjetë minuta më pas një rast i artë për Uzunin i cili pasi mori një pasim të shkëlqyer nga Gavazaj, goditi shtyllën e majtë të portierit kundërshtar. Një rast fantastik për djaloshin debutues, që u vlerësua në maksimum një ditë më parë nga Panucci. Në kohën shtesë Gavazaj provon nga distanca por sërish pa sukses.

Në fund, asnjë gol dhe shumë mundim për lojtarët tanë, që duhet të korrigjojnë vetëkontrollin në në metrat e fundit për të shpresuar në një fitore kundër Izraelit./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan