Shumë njerëz nuk i besojnë, por mësoni disa të vërteta që kanë ndodhur në futboll

26 Prill 2020

Shumë ngjarje të jashtëzakonshme kanë ndodhur në historinë e futbollit. Shumë prej tyre është e vështirë të besohen nga njerëzit, por kanë ndodhur në të vërtetë.

Më poshtë po u sjellim disa prej tyre:

Ndonëse ishte një mbrojtës, Filip Lahm nuk bëri asnjë ndërhyrje të pa rregull për 13 muaj. Legjenda e Bajernit ishte shumë i mirë në leximin e lojës së kundërshtarit dhe dinte çdo lëvizje që do behej në fushë. Për këtë arsye ai nuk bëri asnjë faull nga shatori i 2014 deri në tetor 2015.

Mançester Junajtid ia doli që në 279 ndeshje kur kishte kaluar i pari në avantazh në “Old Trafford”, të mos humbte asnjë ndeshje, duke regjistruar 263 fitore dhe 16 barazime. Diçka e paimagjinueshme, por “djajtë e kuq” ia kanë dalë.

Teo Uolkot ka më shumë gola se Ronaldo braziliani në Ligën e Kampionëve. Ish-lojtari i Arsenalit ia ka dalë të shënojë plotë 15 herë në Ligën e Kampionëve, duke lënë pas emra si Ronaldo Nazario, Zidan, Klose, David Vija, Aleksis Sançez, Huntelar, Tevez dhe Hazard.

Kristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimoviç, kanë shënuar në çdo minutë gol, duke filluar nga minuta e parë dhe deri në të 90’.

Ibra ka luajtur me 6 ekipe që e kanë fituar Ligën e Kampionëve, por ai asnjëherë nuk ia ka dalë ta fitojë atë. Suedezi ka luajtur me Interin, Milanin, Bracelonën, Juventus, Junajtid dhe Ajaksin, të cilat e kanë fituar Championsin në të kaluarën, por sulmuesi nuk ia ka dalë ta fitojë.

Spanja ia doli të fitojë Botërorin me vetëm 8 gola të shënuar. Kupa e Botës në 2010 ishte me të vërtetë e veçantë, pasi Spanja që shpallej kampione, kishte shënuar vetëm 8 gola gjatë gjithë turneut.

Geri Lineker nuk mori asnjë karton të verdhë në karrierën e tij.

Runi, Bejl dhe Devis, janë lojtarët e vetëm që brenda një ndeshje kanë shënuar gol, kanë dhënë asist dhe kanë shënuar autogol.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com