Shumë shpenzime, zero rezultate. 467 milion euro nuk largojnë Milanin nga kriza

08 Janar 2020

Ndryshojnë pronarët, drejtuesit, trajnerët dhe lojtarët, por jo kriza e Milan që në vitet e fundit qëndron shumë larg emrit të tij të madh në futbollin italian dhe europian. Skuadra kuqezi nuk humbet vetëm në fushën e lojës, por edhe në financa, ndërsa është ky detaji që tregon qartë zbehjen e “markës” së “Djallit” në Serie A. Nga viti 2015, klubi kuqezi ka humbur më shumë se 30% nga të ardhurat komerciale.

41f13d64e38a4d57ed1ef89fbdc53b4a 1200×675

Gjithsesi, kjo nuk e ka penguar të jetë dorështrënguar në merkato. Në shifrat e publikuara nga “La Gazzetta Dello Sport”, që pas largimit të Silvio Berlusconi, Milan ka shpenzuar 467 milion euro për drejtues, trajnerë dhe lojtarë. Nga këto 240 milion euro janë investuar vetëm në erën e fondit Elliot, që mori pronësinë e klubit në fillim të vitit 2018. Kaq nuk kanë shpenzuar as disa prej klubeve të tjerë më të mëdhenj të Europës, që gjithsesi mbeten favoritë në Ligat e tyre ashtu si në Champions.

Maldini E Boban 1280×720

Sa I përket këtij kompeticioni, megjithëse renditet i dyti vetëm pas Real Madrid për trofetë e fituar, Milan mungon në turneun më të rëndësishëm të futbollit europian që nga sezoni 2013/2014. Ka pak mundësi që rikthimi mes të mëdhenjve të ndodhë edhe në këtë vit. Gjithsesi, skuadra kuqezi duhet të bëjë sa më shpejt këtë kapërcim të krizës, pasi Liga e Kampioneve mund të jetë shpëtimi i vetëm.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan