Shumë vapë në Arabi, Brazil – Argjentinë pa shkëlqim (VIDEO)

16 Tetor 2018

Brazili ka mundur 1-0 Argjentinën me një gol nga Miranda në minutën e tretë shtesë. Mbrojtësi i Interit goditi bukur me kokë duke mposhtur portierin Alisson. Jo vetëm pse u mbyll me vetëm një gol nga të dy skuadrat, por edhe për shkak të nivelit të impenjimit, ndeshja e zhvilluar në Arabinë Saudite nuk ishte më e bukura e luajtur ndonjëherë mes dy rivalëve amerikano-jugorë. Temperaturat e larta në Mbretërinë e Lindjes së Mesme bënë që skuadrat të mos kishin ritmin e zakonshëm dhe ndeshja të vendosej vetëm nga gabim pakujdesie.

Rastin më të mirë për skuadrën e Lionel Scalonit e kishte një tjetër mbrojtës, Nicolas Otamendi, ndërsa Seleçao nuk tregoi agresivitetin e duhur në sulm, edhe pse luanin Neymar, Firmino dhe Gabriel Jesus. Edhe pse skuadra e Tites ishte dominuese në zotërimin e topit, nuk arriti të eliminonte rrezikun e Giovani lo Celsos dhe Paulo Dybalas, të cilët për pak sa nuk shënuan në portën e Alisson në pjesën e parë. Neymar qëndroi në hije për pjesën më të madhe të lojës, duke rrezikuar për herë të parë vetëm në minutën 69.

Të dy skuadrat largohen nga kjo përballje me disa gjëra për të përmirësuar për ndeshjet e ardhshme. Brazili luan në nëntor kundër Uruguait, ndërsa Argjentina do të zhvillojë në të njëjtin muaj dy miqësore me Meksikën./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan