Shumë zhurmë për asgjë, Bylisi në gjumë

Në grupin e Jugut të Kategorisë së Parë të gjithë skuadrat pothuajse kanë nisur përgatitjet. Që nga Tomori e Lushnja deri te Pogradeci, Apolonia apo Oriku dhe Shënkolli, megjithatë mallakastriotët e Bylisit nuk janë bërë ende të gjallë për sezonin e ri futbollistik që do të nisë më 8 shtator.

Kategoria e Parë sezonin e shkuar njohu luftë të ashpër mes Tiranës dhe Bylisit në grupin e Jugut, ku bardheblutë arritën që të sigurojnë rikthimin në elitë vetëm pasi i mundën mallakastriotët në fushën e tyre me rezultatin 0-2. Ndërkohë që Bylisi për dy sezone radhazi ka tentuar te rikthimi mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

Këtë vit, edhe pse trumbetojnë fort në faqen e tyre në ‘facebook’ se do të bëjnë super-ekip për sezonin e ri, ata nuk kanë nisur të grumbullojnë ekipin e tyre. Lajmëruan se më 23 korrik do të niste puna në kompleksin e ri në Ballsh, por që askush nuk është parë të stërvitet në aneksin e ri sportiv të qytetit.

Bylisit i janë larguar element cilësorë, duke nisur nga portieri serb Xhorxheviç, mbrojtësit Buzi dhe Shoshi, gjithashtu mesfushorët Gregatti dhe Kolgega. Ndërkohë që letrat i ka marrë dhe Nertil Hoxhaj që luan në të majtë të mbrojtjes si dhe sulmuesi Leonardo Granado. Përflitet se dhe Kullira nuk do të jetë më pjesë e skuadrës për sezonin e ri, që do të thotë, se pjesa e prapavijës është për t’u ribërë, po ashtu edhe sulmi.

Të vetmit që kanë qëndruar besnik ndaj mallakastriotëve, gjithnjë në saj të kontratave afatgjata, janë: portieri Dramolli, afrikanët Ntephe, Samnda dhe Chukëuka, mesfushorët Murataj e Zisi, gjithashtu dhe Mahmutaj. Kështu që baza është, duke shtuar dhe të tjerë që janë pjesë nga ekipet e moshave, por që duhen lojtarë me eksperiencë për të ndërtuar grupin e sezonit të ri në mënyrë që të jenë konkurrues për në Superiore, ashtu siç pretendojnë. Mbi të gjitha, pa trajner… /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan