Si arriti Ajaxi të paguajë te Willem II vetëm 1€ për të nënshkruar me Frenkie de Jong në vitin 2015

18 Prill 2019

Frenkie de Jong ka shpërthyer në këtë sezon dhe është kthyer si një pjesë kyçe e ekipit të shkëlqyer të Ajaxit.

Klubi legjendar holandeze ka rrëzuar Real Madridin dhe Juventusin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ata tani do të takohen me Tottenhamin për ta siguruar finalen e parë të Ligës së Kampionëve që nga viti 1996.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Ajax

De Jong është një nga ata që e ka vjedhur shfaqjen në shumë raste, duke u transferuar për 75 milionë euro te Barcelona.

Frenkie de Jong. (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Është një arritje e mjaftueshme për një lojtar i cili është ende vetëm 21 vjeç.

De Jong duket se e ka të ardhmen përpara tij.

Ajax në vitin 2015 e bleu nga klubi ku ai e filloi karrierën e tij, në Willem II. Ajax ishte i impresionuar nga talenti i tij sa që e morën për vetëm 1 euro.

Frenkie de Jong

2015: Moved from Willem II to Ajax for €1 and some players on loan
2019: Ajax agrees a fee on a summer transfer with Barcelona for €90 million

That is some price increase over four years! pic.twitter.com/Q32p74kUoK

— Dutch Football (@FootballOranje_) January 22, 2019

Megjithatë, Willem II siguroi një klauzolë shitjeje prej 10% në marrëveshjen, duke bërë që De Jong të zhvillohet më mirë në Ajax.

Lexo po ashtu: Ajaxi kishte parashikuar saktë katër skuadrat gjysmëfinaliste: Në finale me Barcelonën dhe triumfojmë ne

Një gjë që shpesh e bëjnë klubet e tjera, pasi Ajaxi di të shes.

Frenkie De Jong. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Për shembull, ata do të përballen me katër ish-lojtarë të tyre që tani luajnë te Tottenham.

Willem II tashëm ka fituar nga shtija e tij, pasi në arkat e klubit do të shkojnë 7.5 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com