Si dështoi Mourinho në transferimin e Bonuccit

Jose Mourinho dështoi për të afruar në skuadër mbrojtësin e Juventus, Leonardo Bonucci. Trajneri i Manchester United e kishte përfshirë 31-vjeçarin në listën e dëshirave të tij për të përforcuar fazën mbrojtëse. Mirëpo, nuk ia doli që ta afrojë pasi ky i fundit zgjodhi që të rikthehej në “Allianz Stadium” për 31 milionë paund.  

 ‘Special One’ nuk ia doli që të nënshkruajë me një qendërmbrojtës pavarësisht se ua ka bërë të qartë drejtuesve se e donte një të tillë gjatë merkatos së verës. Sipas portugezit, përvoja e Bonuccit do t’i ndihmonte shumë në aspektin difensiv dhe shihej si lojtar ideal për “Djajtë e kuq”. Ky është sezoni më i dobët që Mourinho ka nisur ndonjëherë. Ai e ka pranuar edhe vetë këtë gjë në daljet për shtyp. Me shumë mungesa, dëmtime në repartin e mbrojtjes, Mourinho është dashur që të eksperimentojë me mesfushorin Ander Herrera. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai tashmë humbi edhe Luke Shaw, i cili mbeti i dëmtuar në ndeshjen ndërkombëtare që zhvilloi me Anglinë ndaj Spanjës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Raphael Varane, Diego Godin, Harry Maguire dhe Jerome Boateng ishin gjithashtu pjesë e listës së kërkuar nga Mourinho por që mbeten të parealizuara. Por, më së shumti ai donte që të punonte përsëri me Bonuccin, të cilin e ka stërvitur më parë edhe te Interi në Serie A. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan