Si është të kesh kundër Balotelli-n dhe Neymar?

Neymar dhe Balotelli të treguar nga … një njeri që i njeh shumë mirë të dy. Dimitri Liénard, mesfushori që aktivizohet me Strasburg, pati mundësinë të përballet (në mënyrë jo miqësore) me të dy lojtarët, gjatë këtij sezoni të League 1 dhe asnjëri prej tyre nuk i ka lënë atij një përshtypje të mirë në fushë, madje ka ndodhur e kundërta. Gjatë një interviste për mikrofonin e SFR Sport, francezi tridhjetë vjeçar ka rrëfyer dy ndodhi rreth kampionatit të sapo përfunduar dhe që kanë të bëjnë me dy lojtarët kryesorë: “Unë nuk mundem të duroj lojtarë si ata”, tha ai. Nuk është një publicitet i mirë për dy nga yjet më të mëdhenj të turneut, me Liénard që ka bërë akuza shumë specifike si për numrin 10 të Brazilit, ashtu dhe për bombarin italian.

Neymar është përkufizuar si një provokator i vërtetë. Lojtari ka shtuar që francezi bën atë çfarë dëshiron gjatë ndeshjes dhe ka imunitet të plotë. Ose pothuajse … “Në fushë ai mund të bëjë çfarë të dojë dhe gjithmonë fokusohet tek kundërshtari. Ai përpiqet të tallet me kundërshtarin në çdo kohë dhe vetëm mundohet të të godasë. Kur e provokova atë, ai më shtyu dhe u rrotullova. Arbitri e ndëshkoi dhe Neymar u kthye nga unë, duke më fyer në çdo mënyrë të mundshme. Por unë i thashë ‘Miku im, ti bën të njëjtën gjë …’ “.

Me Balotelli-n, përplasja më e fundit daton në javën e 35-të. SuperMario shënoi golin e barazimit, u përpoq që të merrte topin, por u rrëzua. Liénard tregoi versionin e tij … “Pas golit, kërkoi të merrte topin. Ai u rrëzua, nuk e preka, por e mbuloi hundën sikur t’ia kisha thyer. Në fund arbitri na ndëshkoi të dyve, por kartoni im u anulua nga gjykata sportive sepse nuk kisha bërë asgjë “. Me pak fjalë, një marrëdhënie e komplikuar për Neymar-in dhe Balotelli-n me kolegët e Ligue 1. Dhe në këtë pikë, Liénard dhe shokët e tij të ekipit, me shumë mundësi do të ndjekin me vëmendje lajmet e merkatos, sepse të dy lojtarët mund të ndryshojnë kampionat. /EDS/
**************************
Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan