“Si ndiheni që do ta keni nën urdhrat e juaj lojtarin më të mirë në botë?” – Setien përgjigjet me modesti për Messin

14 Janar 2020

Quique Setien ka mbajtur konferencën e parë për media në prezantimin e tij si trajner i Barcelonës.

Spanjolli zëvendësoi bashkëkombësin e tij, Ernesto Valverden, që u shkarkuar shkaku i rezultateve të dobëta.

Gazetari e ka pyetur strategun e ri se si ndihet që do ta ketë nën urdhra Lionel Messin.

Lexo po ashtu: Quique Setien deklarohet për herë të parë si trajner i Barcelonës

“Jo vetëm atë (Messin), unë e kam shijuar lojën e Barcelonës për 12-13 vitet e fundit”, ka thënë ai.

“U kam thënë edhe disa lojtarëve aty, Messi është një lojtar special, unik, mirëpo e kam shijuar  futbollin e tyre në këto vite”, i është përgjigjur ai gazetarit.

Setien shpreson që të fitojë shumë trofe me katalunasit, gjersa ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/

💡 @QSetien on watching #Messi and the team play over the years. pic.twitter.com/xXP8CuvasS

— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 14, 2020

www.telegrafi.com