Si përgjigjet Heynckes kur i kërkojnë të krahasojë CR7 me Lewandowski

Sfida e parë gjysmëfinale Bayern Munchen – Real Madrid po afron dhe një nga duelet që pritet më shumë nga tifozët është ai i sulmuesve Robert Lewandowski – Cristiano Ronaldo. Me dhjetëra shkrime janë bërë dhe të dy futbollistët janë vënë përballë njëri-tjetrit me statistikat e tyre që janë analizuar me hollësi. Por për trajnerin e skuadrës bavareze, Jupp Heynckes, është një gabim i madh që të bëhet një krahasim i tillë. Dhe kjo sepse të dy futbollistët janë shumë të ndryshëm.

Portugezi është golashënuesi më i mirë në Champions me 15 gola. Kurse polaku ka qenë më i kursyer në Evropë, me vetëm 5 gola, por aktualisht po kalon një formë shumë të mirë, me 6 gola në 5 takimet e fundit.

I pyetur, trajneri argumentoi: “Nuk mendoj se këta dy tipa lojtarësh mund të krahasohen. Robert Lewandowski është një futbollist që luan përpara portës kundërshtare, përgjithësisht me shpinë. Gjithnjë sulmohet dhe kjo është një zotësi e madhe për një sulmues që luan në këtë pozicion. Cristiano Ronaldo është një futbollist që luan në të majtë dhe lëviz më shumë ndërmjet reparteve.

Çfarë ai bën në mënyrë të jashtëzakonshme, sidomos së fundmi, por edhe gjatë gjithë karrierës së tij është se ka një intuitë të madhe për të krijuar raste për qendërsulmuesin dhe në portën kundërshtare. Madje edhe vetë di t’i finalizojë më së miri të tilla raste.

Por mund të përmendim ndeshjen e së martës si një shembull. Lewandowski ka një mesatare shumë të mirë golash. Realizoi dy të parët”, analizoi Heynckes. Përballja e parë gjysmëfinale do të jetë të mërkurën në “Allianz Arena”. Dhe të gjithë janë të paduruar për këtë super-sfidë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan