Siguruan titullin, yjet e Manchesterit relaksohen në plazh

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
3 Maj 2018 11:29

Lojtarët e Manchester City-t po shijojnë rrezet e ngrohta të diellit, pasi Pep Guardiola i ka lënë për pak kohë pushim. Pasi siguruan titullin kampion për këtë sezon, futbollistët shfrytëzuan kohën për t’u relaxuar në bregdet dhe jo vetëm. Disa prej tyre zgjodhën që të largoheshin nga Manchesteri drejt një vendi më të mirë për të pushuar.

Portieri Ederson dhe mesfushori Bernardo Silva udhëtuan drejt jugut të Francës me familjen e tyre ndërsa Nicolas Otamendi zgjodhi të qëndronte ne shtëpi. Gardiani brazilian, postoi në profilin e tij në “Instagram” disa foto me bashkëshorten shtatzëne, Lias dhe vajzën e vogël ndërsa shijonin rrezet e diellit në një jaht luksoz. Nga ana tjetër Bernado Silva u ndal në Monaco me partneren e tij, Alicia Verrando.

Yjet e City-t duhet të kthehen në fund të javës përara ndeshjes që do të luajnë në kuadër të javës së 36-të të Premier League ndaj Huddersfield në “Etihad”. Guardiola u shpall kampion në Angli me “Qytetarët”, pasi mposhtën West Ham fundjavën e kaluar. City ka shënuar 102 gola në Premier League këtë sezon ndërsa kryeson renditjen më 93 pikë. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike