Silva do të largohet nga PSG, dy klube të njohura pas tij

08 Qershor 2020

Thiago Silva do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit, ndërsa Evertoni dhe Milani janë vënë pas tij.

L’Equipe shkruan se drejtorin sportiv i PSG-së, Leonardo, e ka paralajmëruar brazilianin se kontrata e tij, e cila skadon më 30 qershor, nuk do të rinovohet.

Gazeta shkruan se 35-vjeçari nuk ishte i gatshëm që të pranonte ulje page në mënyrë që të qëndronte në “Parc des Princes”.

Thiago Silva (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Tani flitet se Milani do të vihet pas mbrojtësit pa kontratë, i cili ka luajtur për kuqezinjtë mes viteve 2009 -2012.

Ai e ndihmoi klubin ta fitojë Scudetton në sezonin 2010-11, por së bashku me Zlatan Ibrahimovicin u larguan drejt gjiganti francez një vit më vonë.

Neymar Jr, Thiago Silva e Marquinhos (Foto: Mark Robinson/Getty Images)

Sidoqoftë, sipas L’Equipe, Everton po ashtu janë të interesuar për të.

Tani për tani, ai pritet të qëndrojë me PSG-në edhe për pjesën e mbetur të sezonit 2019-20. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com