Silva: Neymar e di se ka gabuar

09 Shtator 2019

Thiago Silva mendon se bashkëlojtari i tij te Paris Saint Germaini, Neymar, është shumë i vetëdijshëm për gabimet që i ka bërë gjatë afatit kalimtar veror.

Braziliani ishte lidhur me një rikthim te Barcelona gjatë kësaj vere, ndërsa nuk e kishte fshehur dëshirën për të luajtur sërish në Camp Nou.

“Ai e di se ka bĂ«rĂ« gabime, mirĂ«po nuk ka pasur qĂ«llime tĂ« kĂ«qija. Ky djalosh Ă«shtĂ« i mrekullueshĂ«m, shpresoj tĂ« ketĂ« njĂ« sezon tĂ« shkĂ«lqyer. Do tĂ« jetĂ« po ashtu e paharrueshme, sepse PSG do ta festojĂ« 50-tĂ« vjetorin”, ka theksuar 34-vjeçari.

(Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Ai ka thënë njëherësh se edhe trajneri Thomas Tuchel llogarit në shërbimet e sulmuesit për të pasur ndikim të madh në suksesin e skuadrës.

Lexo po ashtu: TĂ« gjitha lajmet nga Neymar

Neymar iu bashkua PSG-së në vitin 2017 për 222 milionë euro duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori, mirëpo qëndrimi i tij në Parc des Princes është shoqëruar me lëndime dhe kundërthënie jashtë fushës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com