Silva suspendohet për një ndeshje nga Federata e Anglisë shkaku i Mendyt – mungon ndaj Chelseat

13 Nëntor 2019

Bernardo Silva është suspenduar për një ndeshje nga Federata e Futbollit të Anglisë shkaku që e ka krahasuar bashkëlojtarin Benjamin Mendyn me një personazh të filmave të animuar.

Mesfushori portugez nga ky suspendim do të mungojë në ndeshjen ndaj Chelseat dhe është gjobitur me një shumë prej 50 mijë eurove.

Federata angleze ka lëshuar një njoftim ku ka sqaruar se Silva është suspenduar për një ndeshje dhe gjobën me të holla.

Bernardo Silva has fully fucked it hasn’t he😭😭😭😭😭 pic.twitter.com/Dowf1r0Gcm

— reece. (@ReeceCoopxr_) September 22, 2019

“Bernardo Silva është suspenduar për një ndeshje nga skuadra e parë dhe është gjobitur me një shumë prej 50 mijë euro, derisa do të takohet edhe me komisionin e disiplinës për shkak të thyerjes së rregullit E3”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu: Bernardo Silva përballet me një dënim të madh nga FA pas komenteve kontroverse ndaj Mendyt

Portugezi e ka krahasuar Mendyn me personazhin e filmave të animuar Conuitos pas fitores 8-0 ndaj Watfordit më 21 shtator.

Edhe pse francezi kishte thënë se ajo ishte një shaka mes tyre, FA ka vendosur që ta ndëshkojë atë me një ndeshje mos lojë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com