Simeone: Ne e humbëm lojën, jo VAR-i

09 Shkurt 2019

Diego Simeone nuk pranoi të fajësonte VAR-in pasi skuadra e tij humbi 3-1 ndaj rivalëve të Real Madridit në Wanda Metropolitano.

Gjyqtari konsultoi VAR-in në tri raste, me vizitorët që thuhet se patën dobi më të madhe, me një vendim për penallti në favor të Vinicius Junior.

Përderisa VAR-i konfirmoi golin e parë të Antoine Griezmann, ai anuloi golin e Alvaro Morata pas pushimit, duke penalizuar spanjollin për një pozitë jashtë loje.

Lexo po ashtu: Madridi është i tyre, Mbretërit sundojnë edhe në Wanda Metropolitano  

Megjithatë, argjentinasi Simeone nuk pranoi të kërkonte arsyetime, pasi skuadra e tij ra në vendin e tretë në tabelën e La Ligas.

“Zakonisht nuk flas për VAR-in. Ky do të përmirësohet me kohë për të mirën e të gjithëve”, ka thënë fillimisht Simeone.

Simeone nuk i fajëson gjyqtarët, por kërkon më shumë nga skuadra e tij (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Unë nuk e kam parë përsëritjen e incidenteve në fjalë – por VAR-i nuk ishte arsyeja që kemi humbur sot”.

Përkundrazi, argjentinasi preferoi t’i lavdërojë kundërshtarët e tyre dhe të kërkojë nga skuadra e tij të bëjë më shumë.

Lexo po ashtu: Ramos: Ne jemi në garë për titull

“Ishte një lojë e ashpër dhe ata ishin më të mirë se ne. Ata ishin të fortë në momentet kyçe”.

“Ne ende nuk po mendojmë për ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Kemi pasur dy humbje të dhimbshme, luajmë Rayon javën e ardhshme dhe duhet të përmirësohemi dhe të marrim veten shpejt”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan