Simeone: Oblak bën atë që bën Messi te Barcelona

12 Mars 2020

Diego Simeone pas ndeshjes nxori në pah rëndësinë e Jan Oblak, pasi që Atletico Madrid kaloi tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me një fitore 3-2 në Anfield të mërkurën.

Sllovenei ishte një mur i Atletico Madridit, duke bërë aq shumë pritje në këtë ndeshej.

“Oblak? Ai është po aq i rëndësishëm sa të gjithë të tjerët – [ Stefan] Savic, [Renan] Lodi, Felipe, Joao Felix”, ka thënë Simeone.

Jordan Henderson E Jan Oblak (Photo by Julian Finney/Getty Images)

“Por nuk kam dyshim se ne kemi portierin më të mirë në botë”.

“Ashtu si [Lionel] Messi që zgjidh lojërat në sulm, Oblak e bën atë në mbrojte. Jam shumë i lumtur për ekipin dhe klubin”.

Diego Simeone. (Foto: Julian Finney/Getty Images)

“Ishte një ndeshje historike kundër një kundërshtari të jashtëzakonshëm me një intensitet të madh dhe një stadium të bukur”, ka thënë Simeone. /Telegrafi/

www.telegrafi.com