Simeone pas ndeshjes me Juventusin: Nuk u dorëzuam, luftuam dhe morëm një barazim të merituar

19 Shtator 2019

Diego Simeone e ka vlerësuar lartë dhe të merituar barazimin e Atletico Madridit kundër Juventusit me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve.

Bianconerët ishin në epërsi 2-0 me golat e Juan Cuadrado dhe Blaise Matuidi, por Atletcio luftoi deri në fund për të arritur të barazoj rezultatin me golat e Stefan Savic dhe Hector Herrera.

“Neve na mungoi diçka në pjesën e parë dhe Juve u rrit pas pushimit, por mua më pëlqeu fakti që nuk u dorëzuam kurrë dhe luftuam përsëri për një rezultat”, ka thënë fillimisht Simeone në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

Lexo po ashtu: Atletico Madridi dhe Juventusi dhurojnë spektakël, barazojnë në trilerin e katër golave

“Ne gjithmonë përpiqeshim të krijonim situata ku mund të dëmtonim Juven. Jose Maria Gimenez shkoi afër, ashtu si Vitolo dhe Angel Correa, kështu që ishte një pikë më shumë se e merituar”.

“Nuk e shoh këtë barazim si një rezultat të mirë apo të keq. Juve është kundërshtar shumë i fortë me shumë përvojë dhe një moshë mesatare prej 29 vjetësh në krahasim me tonën 24 vjet”.

Lexo po ashtu: Notat e lojtarëve, Atletico Madrid 2-2 Juventus: Cuadrado e Trippier më të mirët, Ronaldo nën mesatare

“Përvoja ndihmon në këtë nivel dhe kjo është arsyeja pse ndeshjet si kjo mund të na ndihmojnë të piqemi për atë që pret në të ardhmen”.

“Gjëja e rëndësishme është të mos humbasim intensitetin gjatë lojës dhe të mbajmë besim në karakteristikat tona”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/  

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan