Simeone për ndeshjen ndaj Liverpoolit: Nuk kishim fat, duhet ta vlerësoni të gjithë ndeshjen

12 Maj 2020

Fitorja e Atletico Madrid ndaj Liverpoolit në Anfield ishte e fundit e madhe para se futbollit të ndalje nga pandemia coronvirus.

Liverpooli që ishin duke mbretëruar si kampionë evropian, dukeshin të papërballueshëm për Atleticon, pasi shënuan dy herë në shtëpi në ndeshjen e dytë.

Kur ata menduan se kishin kaluar tutje, atëherë pranuan tre gola për tu eliminuar nga gara.

Diego Simone meritat ende ja jep skuadrës së tij, duke thënë se ajo fitore nuk ishte fat.

“Ju po flisni për dikë që ka pasur fat. Unë kam parë një skuadër që po humbiste 2-0 dhe shënoi tre gola. Nuk është fat. Ju duhet të vlerësoni të gjithë lojën”, ka thënë ai

Sipas Simeones, vetëm se Liverpool ishte shumë më i mirë në të dy ndeshjet nuk u jep atyre të drejtën të kalojnë. Atletico ishte si një boksier, që pritet momentin e duhur dhe e rrëzoi kamponin. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com