Siroki Brijeg merkato te Teuta, Kastrioti merr dy te Lushnja

Teuta ka pësuar shumë ndryshime, teksa janë disa lojtarët e larguar, por ka pasur edhe afrime. Verën e shkuar një nga afrimet më cilësore ishte mbrojtësi Ante Hrkac. Futbollisti 26-vjeçar luan edhe në mesfushë dhe me Teutën madje ka arritur të shënojë tre gola. Kroati ka luajtur në 28 ndeshje, ndërkohë që ka munguar disa herë për shkak dëmtimi. Ai është nën kontratë e durrsakët, por gjithsesi pritet të ketë një bisedë mbi të ardhmen. Momentalisht ai ka një ofertë nga Bosnje Hercegovina. Siroki Brijeg e kërkon mbrojtësin dhe duke qenë se lista për Europën mbyllet së shpejt, ata kërkojnë të dinë nëse Hrkac mund të rikthehet në klubin ku u formua si futbollist. Gjithsesi fjalën e fundit e ka Teuta, që vendos për të ardhmen e tij.

KASTRIOTI  – Krutanët kanë nisur dje përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Elvis Plori, ndërkohë që kanë nisur edhe lëvizjet e para. Pjesa më e madhe e lojtarëve të sezonit të shkuar ishin në dispozicion të stafit teknik, por kishte edhe prurje. Njëri ishte Erlind Koreshi, mesfushori qendror që ka luajtur më parë me Kastriotin. Ai ndoqi stërvitjen ditën e djeshme. Viti i shkuar ka qenë i pafat për të, pasi pati një dëmtim në gju dhe u operua. Me Lushnjën ai ka luajtur vetëm në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Luftëtarit. Lojtari tjetër në dispozicion të Plorit ishte mesfushori me tipare sulmues, Leonard Përgjini. Lezhjani verën e shkuar iu bashkua Luftëtarit, ndërsa në janar kaloi te Lushnja, por nuk pati shumë hapësira. Në të shkuarën ai ka veshur fanellën e Besëlidhjes, Shënkollit dhe Mamurrasit në Kategorinë e Parë. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.