Sissoko: Mane te Real Madridi, Pogba te Juventusi

23 Mars 2020

Ish futbollisti i njohur, Mohamed Sissoko, beson se ylli i Liverpoolit, Sadio Mane do të përfundojë te Real Madridi.

Mane ka shënuar 14 gola në Ligën Premier dhe ka dhënë shtatë asistime deri më tani këtë sezon.

Liverpooli është lider me avantazh prej 25 pikëve ndaj Manchester Cityt, por kampionati është ndërprerë shkaku i shpërthimit të coronavirusit.

Mohamed Lamine Sissoko . (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images)

“Unë e shoh Manen te Real Madrid [më shumë sesa Mohamed Salahun]”.

“Ai [Mane] ka karakteristikat që dëshiron [Zinedine] Zidane, mendoj se Mane do të shkojë në Real Madrid”.

Liverpool. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

“Nuk e di nëse Salah do të vazhdojë me Liverpoolin. Nëse ai largohej, largimi i tij mund të ishte i mirë për ekipin. Liverpooli është shumë i zgjuar dhe do të dijë si ta zëvendësojë”, ka thënën Sissoko fillimisht.

Ai u ndal dhe foli edhe për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

“Unë e di që Zidane e do Pogban. Por ai do të dëshironte të kthehej te Juventusi”.

“Kjo nuk varet vetëm nga Pogba, por edhe nga Manchester United, pasi ai ka një kontratë deri në vitin 2021”.

“Unë mendoj se Paul duhet të gjejë një ekip që e bën atë të ndihet i rëndësishëm”, deklaroi ai. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan