Sissoko shkoi në zhveshtore pas golit të Sterlingut – E kuptoi vetëm disa minuta më vonë se u kualifikuan dhe vrapoi i lënduar në festë  

18 Prill 2019

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Moussa Sissoko e ka pranuar se ai hoqi dorë nga ëndrra e Ligës së Kampionëve mbrëma ndaj Manchester Cityt.

I detyruar të largohet në pjesën e parë, Sissoko ka thënë se ai u kthye në dhomat e veshjes pasi kishte parë Raheem Sterling duke shënuar golin e tij në minutat shtesë.

Megjithatë, francezi nuk e kishte dikur se VAR-i e anuloi përfundimisht  dhe vetëm disa minuta më vonë e kuptoi dhe doli në fushë për të festuar së bashku me bashkëlojtarët.

Lexo po ashtu: Guardiola thotë se VAR-i u tregua mizor me anulimin e golit pas festës së 'çmendur'  

“Unë nuk e kam parë se goli ishte anuluar kështu që në kokën time ne u eliminuam”, ka thënë fillimisht Sissoko.

“Një nga anëtarët e stafit u kthye në dhomat e veshjes dhe më tha se është e mahnitshme dhe ne e bëmë atë, ia arritëm”.

In all the bedlam at the Etihad Stadium on Wednesday, one Tottenham player did not realise Raheem Sterling's goal had been disallowed!

Moussa Sissoko only found out via a member of Mauricio Pochettino's staff!#THFC #UCL pic.twitter.com/IFVNFhaD1X

— Omnisport (@OmnisportNews) April 18, 2019

“I thashë: Por si e bëmë atë?, Ai më tha se goli i Sterling u anulua”.

“E harrova lëndimin dhe vrapova shpejt për t’i bashkuar bashkëlojtarëve në këtë festë. Kjo ishte një tronditje emocionale”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com