Skandal, ambasadori i klubit të Interit në botë përfshihet në trafik kokaine

Nicola Berti, ish-lojtari kryesor i zikaltërve, sot ambasador i klubit të Interit në botë, është denoncuar në Prokurorinë e Piacenza-s për favorizim të trafikut dhe konsumit të kokainës, që ka çuar në arrestimin e tetë personave dhe katër denoncimeve, mes të cilëve dhe atë të ish-mesfushorit të Interit. Roli i Berti-t në hetim do të ishte i parëndësishëm, duke qenë se ai është kontestuar për mungesë të bashkëpunimit gjatë rrugës së hetimeve.

Bashkëpunimi i dobët gjatë rrugës së hetimeve e ka vënë në vështirësi Berti-n, por nuk ka element për ta përfshirë atë plotësisht në hetim për trafikim dhe shpërndarje droge. Tetë të arrestuar janë nga zona e Piacenza-s, një pjesë janë të huaj dhe një pjesë italianë që banojnë në qytete të tjera. /EDS/ 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan