Skandal në rrjetet sociale, Gjici: Do i denoncoj

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
10 Gusht 2018 11:47
Tërbohet presidenti

Ditë pas dite dhe ngjarje më të këqija vijnë për presidentin e Kukësit Safet Gjici. Ky i fundit pasi u ndesh me problemet e vizave dhe racizmin gjeorgjian për lojtarët e skuadrës së tij, të cilët mbetën në Shqipëri dhe nuk u aktivizuan, tashmë i është hapur një tjetër telash.

Këtë herë në aspektin personal. Dikush ka hapur një profil me emër dhe mbiemër të njëjtë me presidentin e Kukësit dhe abuzon duke dërguar mesazhe palëve të tjera. Kjo gjë është dalluar nga miqtë afër Gjicit, të cilët i kanë treguar se çfarë është duke ndodhur me emrin e tij në rrjetin social më të përdorur në botë.

Për këtë arsye Safet Gjici ka bërë një komunikim po në facebook, por nga adresa e tij personale, duke denoncuar rastin dhe se është shprehur se do t’i drejtohet Prokurorisë për të zbardhur të vërtetën dhe dënuar autorin. /EDS/

Njoftimi i Gjicit:

“Prej dy ditësh, persona të paautorizuar kanë hapur një llogari në rrjetin social “Facebook”, në emrin tim”.

“Llogaria e vetme në Facebook e imja është kjo, ndaj për këdo që ka abuzuar në emrin tim, do t’i drejtohem Prokurorisë, duke bërë kallëzim penal”.

“Dua t’iu falenderoj të gjithëve për miqësinë, ndërkohë që i kërkoj ndjesë gjithkujt që i ka ardhur ndonjë mesazh në emrin tim, por që nuk kam qenë unë”.

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike