Skandal në Skënderbeu-Bylis! Penalltia e Ditës tërbon mallakastriotët, kërkuan të dilnin nga fusha

08 Shkurt 2020

Ka ndodhur e pabesueshmja në takimin Skënderbeu-Bylis, që aktualisht po kryesohet nga korçarët 1-0. Në minutën e 68-të, një situatë delikate në zonën mallakastriote konsiderohet penallti nga kryesori Shahini. Nga pika e bardhë kthen në gol kapiteni Dita.

Por kjo penallti ka tërbuar Bylisin, me presidentin Kapllanaj që ka ftuar ekipin të dalë nga fusha, ndërsa më pas trajneri Dovedan ka debatuar me Pollozhanin ndërsa pjesa më e madhe e lojtarëve të Bylisit ka ndjekur urdhrin e Kapllanajt.

Vetëm tre lojtarë kanë mbrojtur zonën bashkë me portierin Hidi, duke larguar një gol të sigurt në këto minuta amullie totale.

Edhe trajneri Daja është tejet i nxehur dhe shpërthen ndaj sjelles së kolegut të tij, teksa situata është qetësuar pas disa minutash dhe takimi ka rifilluar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com