Skandali | 9 muaj pa rroga, por ka vend për humor ‘kinez’

Të qash apo të qeshësh, me futbollin shqiptar po t’i bësh të dyja njëkohësisht do të ishte një perlë e kohëve që po jetojmë. Natyrisht që çudirat në vendin tonë nuk kanë të sosur, sidomos në kategoritë inferiore. Këtë herë vend merr skuadra e qytetit të Cërrikut, Turbina, që ka pezulluar tre lojtarë dhe një tjetër e ka gjobitur me gjysmën e pagës mujore.

Për mosimpenjim në ndeshje trajneri i Turbinës, Sinan Bardhi, ka pezulluar pa afat tre lojtarë; Mateos Cake, Euchenio Camin dhe Fabio Hasën. Të tre këta lojtarë duket se nuk i janë bindur trajnerit, ndërkohë që Michael Eyoh, nigerian, për shkak të thyerjes së disiplinës është gjobitur me 50% të pagesës së muajit njofton “Panorama Sport”.

Por, eduasportin.com është interesuar në këtë skuadër se sa kohë kanë lojtarët pa u paguar, dhe përgjigja është: 9 muaj. Që prej janarit të këtij viti shumica e lojtarëve nuk e kanë parë ngjyrën e parasë që qarkullon aty, ndërsa vitin e shkuar shumë futbollistë u larguan pa u mbyllur sezoni për këtë çështje.

Ajo që bën përshtypje është gjoba që i bëhet lojtarit Eyoh, i cili ka muaj që nuk paguhet. Si do të gjobitet ai? Kjo është komedia më e madhe që ndodh në Cërrik në ditët e sotme. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan