Skandali / Ramos rezultoi pozitiv me doping, por UEFA e mbuloi

Skandali / Ramos rezultoi pozitiv me doping, por UEFA e mbuloi

UEFA mbuloi një shkelje të rëndë të rregullores së futbollit nga mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, i cili rezultoi pozitiv në testin e dopingut pas fitores së skuadrës së tij ndaj Juventusit në finalen e 2017-ës, që Juvja e humbi e rezultatin 4-1.

Lajmi publikohet nga Der Spiegel, referuar dokumenteve që burojnë nga Football Leaks, ku lojtari i Spanjës kishte përdorur substancën e Desametasone-s. Revista gjermane e kishte lajmëruar më parë se do të bënte publik emrin e një futbollisti, i cili e kishte fituar Ligën e Kampioneve disa herë që kishte rezultuar pozitiv në përdorimin e substancave të palejuara në sport.

Gjithçka do të ishte e rregullt nëse Ramos dhe stafi mjekësor do të njoftonin UEFA-n për këtë substancë të përdorur dhe ata do ta miratonin duke monitoruar rastin dhe procesi të kruhej në një kohë të përcaktuar.

Faji u mor nga mjekët e Realit, ndërkohë që institucioni numër 1 i futbollit në kontinent u mjaftua me një tërheqjeje vëmendjeje.

Der Spiegel raporton për një tjetër incident. Pas takimit ndaj Malaga-s këtë vit, mbrojtësit iu kërkua një kamppion urine, që duhet ta dorëzonte përpara se të bënte dush.  Pavarësisht kësaj, Ramos e bëri dushin. Zyrtarët e UEFA-s e shqyrtuan rastin për pesë muaj dhe më pas arritën në përfundimin se nuk pati shkelje. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.