Skandaloze kjo që ndodh në Lushnjë, e zbulon Bizhyti!

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shkurt 2018 09:36
Reagimi i mbrojtësit pas akuzave

Në Lushnjë nuk mjaftojnë vetëm rezultatet e dobëta, pasi edhe atmosfera në ekip është prishur. Pas humbjes me Vllazninë, koordinatori sportiv Artur Çobani, u shpreh me nota të ashpra për ekipin, madje akuzoi edhe për tolerim. Një nga akuzat e tjera ishte se në ekip ka 35-36 vjeçarë, që nuk hapin krahun për të marrë lojtarë të tjerë. Në lidhje me ato që ka thënë ish-presidenti, ka reaguar mbrojtësi Alban Bizhyti.

“Ne nuk e njohim dhe nuk na e kanë prezantuar se kush është. Kur ne luanim pa lekë për Lushnjën, Artur Çobani ishte refugjat. Mos të na e tregojë futbollin në Lushnjë sepse nëse jemi në këtë gjendje sot, jemi në sajë të Artur Çobanit, kjo për arsyen e thjeshtë se ka futur hundët aty ku nuk i takon. Të mos dalë nëpër gazeta për të bërë rolin e opinionistit”, ka thënë 33-vjeçari që me Hysen Dedjen në pankinë nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje, ndërkohë që ka zbuluar edhe arsyen se pse ka ndodhur kjo gjë.

“Nuk jam aktivizuar për arsyen që ma ka thënë vetë trajneri Dedja, që më ka komunikuar se nuk ka besim tek unë, pasi jam nipi i ish-trajnerit Artan Bano. Një gjë të tillë nuk e mohoj, përkundrazi, është e vërtetë që jam nipi i tij dhe jam krenar për këtë. Por, investimet e mia në futboll nuk mund t’i hedhë poshtë as trajner Dedja dhe askush tjetër”, ka thënë mes të tjerash Bizhyti në “Panorama Sport”. /EDS/

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike