“Skaneri” i Abilaliajt: Busic lider. Alves? Kush e blen atë…

Në mbrojtje Flamurtari është “top”, teksa ka pësuar më pak se gjithë ekipet e tjera të Superiores në 16 javët e para të kampionatit. Në sulm lideri është Tomislav Busic, autor i gjashtë golave, ndërkohë që Danilo Alves luan më së shumti në krah dhe nuk është se i ka të mira “marrëdhëniet” me golin (ka shënuar vetëm kundër Lushnjes).

Dyshja e sulmit ka kaluar në “lupën” e vlonjatit Arbër Abilaliaj, një futbollist që ka një eksperiencë të madhe në Superiore.

Alves të shitet, po kush e blen? Alves-in e penalizojnë shumë golat”, kështu e nis ish-sulmuesi fjalën e tij, ndërkohë që më tej shton: “Trajneri Duro i mat sulmuesit me gola dhe asiste. Alves është një lojtar i mirë, por nuk po e zgjidh ngërçin që ka. Çfarë nuk shkon? Nuk është për filozofinë e trajnerit. Kjo e penalizon atë disi. Është kualitativ, krijon volum loje, por ka dy vite te Flamurtari dhe ka shënuar shumë pak”.

Abilaliaj, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, jep një mendim edhe për Bushic: “Ka një mesatare të mirë. Është një lojtar tejet i rëndësishëm për ekipin, kjo për eksperiencën dhe inteligjencën që ka, por edhe për golat që ka realizuar. Ka profilin e një lojtari apo kapiteni që mund ta çojë Flamurtarin në Kupat e Europës”.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan