Skënderbeu, Ardian Takaj zgjedh pasuesin e Ilir Dajës!

12 Gusht 2020

Julian Ahmataj është përzgjedhur nga Ardian Takaj si trajneri i ri i Skënderbeut. Të dy palët kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre ndërsa në ditët në vijim do të bëhet edhe prezantimi zyrtar. I kontaktuar nga “BalkanWeb”, Ahmataj ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me klubin korçar. Në pritje të vendimit nga Gjykata Federale në Zvicër, Takaj së bashku me Ahmataj do të hartojnë projektin e ri në Korçë ku baza është afrimi në skuadër I elementëve të rijnë të cilët do të formohen dhe më pas do të hidhen në tregun e transferimeve.

Julian Ahmataj 800×400

Vetë afrimi i Ahmataj e konfirmon një fakt të tillë, një trajner që di të punoj shumë mirë me elementët e rinjë, diçka që e ka bërë edhe në të kaluarën, shembulli tipik ishte dhe sezoni i fundit, ku në krye të Tiranës i dha shumë besim lojtarëve të akademisë, për aq kohë sa ishte në stolin e bardhebluve. Sigurisht që pjesë e projektit nuk janë vetëm lojtarët e rinjë por dhe një bosht me lojtarë ekspert të Superligës për të mbajtur një ekip konkurrues edhe këtë sezon, në pritje se çfarë do të ndodh me të ardhmen europiane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com