Skënderbeu dhe Teuta ndahen në paqe

Skënderbeu ka zhvilluar pasditen e sotme miqësoren e tretë në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ri futbollistik. Kundërshtari i radhës ka qenë ekipi i drejtuar nga ish-kapiteni i bardhekuqve, Bledi Shkëmbi, që së fundmi pas aventurës në Prizren, i është besuar skuadra e Teutës.

Takimi i sotëm është mbyllur në shifrat e bardha 0-0, ashtu sikurse në përballjen ndaj Renovës. Skuadra vendase e udhëhequr nga Orges Shehi bëri një ndeshje më të mirë në fraksionin e parë të takimit, por tentativat nuk munguan edhe nga “Djemtë e Detit”.

Shehi si durrsak nën drejtimin e Skënderbeut dhe Shkëmbi si korçar në krye të Teutës përjetuan një eksperience të bukur sot përballë njëri-tjetrit si trajnerë kundërshtarë, ndërkohë që më parë luftonin për një fanellë dhe festonin titujt së bashku.

Kjo është miqësorja e tretë që klubi juglindor ka zhvilluar në kuadër të sezonit të ri futbollistik. Ku në tri ndeshje ka shënuar një fitore 2-0 ndaj Maliqit dhe dy barazime 0-0 ndaj Renovës dhe Teutës ditën e sotme.

Miqësore

Skënderbeu – Teuta 0-0

Formacioni zyrtar

Skënderbeu: Teqja, Abazi, Aliti, Radas (Osmanllari 40’), Vangjeli (Sambou 37’), Demte, Dita, Muzaka (El-Kayed 46’), Gripshi, Vila, Krasniqi (Otto John 46’).

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan