Skënderbeu e mund sërish Partizanin dhe i merr kreun

Një gol i Gjergji Muzakës në pjesën e dytë, vetëm një minutë pasi ishte futur në lojë si zëvendësues, si dhe një gol i Dejvi Bregut në minutën e pestë shtesë, i dhanë fitoren Skënderbeut kundër Partizanit, duke realizuar kështu edhe rokadën në krye të renditjes së Kategorisë Superiore.

Partizani e nisi më mirë ndeshjen, por me kalimin e minutave korçarët nisën të tregonin superioritet, ndërsa gjithnjë e më shumë të dy trajnerët nisën të tregonin kujdes me udhëzimet e tyre për të shmangur humbjen. Por edhe pse aksionet sulmuese ishin të pakta, Skënderbeu gjeti avantazhin në minutën e 64’ kur një krosim i Ditës gjeti të papërgatitur mbrojtësit e Partizanit të cilët panë se si topi kaloi mbi ta e përfundoi në këmbët e Muzakës. Ky i fundit goditi bukur në rrjetë me prekjen e parë të topit.

Në pjesën e mbetur Gega u përpoq të gjente golin e barazimit duke i orientuar më shumë drejt sulmit lojtarët e tij, por të besuarit e Shehit ishin vendosur mirë në mbrojtje duke mos e lejuar një gjë të tillë. Dhe në fund, me përvojën e kampionëve të shumëfishtë, shënuan edhe golin e dytë që vulosi trepikëshin – për herë të dytë këtë sezon – dhe vendin e parë./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan