Skënderbeu e pëson në fund, aventura në Evropë mbyllet me trishtim

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Dhjetor 2017 21:11
Trajneri Ilir Daja, nuk kishte në dispozicion disa lojatrë tepër të rëndësishëm të formacionit bazë si Soëe apo James, por pavarësisht mungesave bardhekuqtë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, madje ishin ata që kalun të parët në avantazh.

Skënderbeu është mposhtur në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Europa League nga Young Boys, duke u pozicionuar në fund të klasifikimit ashtu si dy vite më parë, por këtë herë kanë arkivuar 2 pikë më tepër (5 në total).

Trajneri Ilir Daja, nuk kishte në dispozicion disa lojtarë tepër të rëndësishëm të formacionit bazë si Sowe apo James, por pavarësisht mungesave bardhekuqtë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, madje ishin ata që kaluan të parët në avantazh.

45’ minutat e para u mbyllën në barazim, me vendasit, të cilët rrezikuan pak më tepër, por kryesisht loja u zhvillua në mesin e fushës. Në të dytën miqtë kalojnë menjëherë në avantazh me anë të kosovarit Gavazaj, që zhbllokoi ndeshjen.

Festa zgjat shumë pak, pasi Hoarau barazoi ndeshjen pas 4’ minutash duke mposhtur portierin e bardhekuqve. Në minutat e mbetura loja u bë edhe më e bukur, ku herë sulmuan vendasit e herë korçarët.

Në momentin qe mendohej, se takimi do të mbyllej në barazim, Young Boys shënoi edhe golin e fitores pas një goditje këndi me anë të Assale, që u aktivizua në 8' minutat e fundit. 

Young Boys 2-1 Skënderbeu

Shënues: Hoarau 55′, Assale 90+6’/ Gavazaj 51′

KV: Ngamaleu 4', Joss 16', Horo 73', Assale 90+7'/ Aliti 32', Demte 66',  Mici 89', Nimaga 90+5'.

Formacionet:

Skënderbeu: Shehi; Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici; Muzaka, Lilaj, Nimaga; Gavazaj, Sahiti, Demte.

Trajner: Daja

Young Boys: Volfli; Mbabu, Uthtriç, Burki, Jos; Shik, Abisher, Ngamaleu; Tekseira; Nsame, Hoarau.

Trajner: Huter

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike