Skënderbeu në hall me borxhet, Tatimet bllokojnë aksionet e klubit bardhekuq!

18 Janar 2020

Jo vetëm ndëshkimi i rëndë i UEFA-s me 10 vitet pezullim nga Kupat e Europës për trukim dhe 1 milion euro gjobë, tashmë Skënderbeu merr goditjet e radhës, kësaj here nga Drejtoria e Tatimeve në Korçë pasi nuk janë shlyer detyrimet ndaj sigurimeve shëndetësore e shoqërore si dhe ndaj vetë adminstratës së tatimeve.

Sipas “Panorama Sport”, klubi bardhekuq ka parë t’i bllkohen aksionet me një vendim të 12 dhjetorit, duke i hapur jo pak telashe presidentit Takaj. Skuadra pak javë më parë bojkotoi një seancë stërvitore për shkak të pagave të prapambetura, çka konfirmon situatën e rëndë te klubi që vetëm dy sezone më parë ishte shembulli për klubet e tjera të superiores.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com