Skënderbeu, përcaktohet shkalla e dëmtimit, ja sa do mungojnë Gjergji Muzka!

09 Tetor 2019

Dëmtimi i Gjergji Muzakës tronditi jo pak ekipin e Skënderbeut. Kapiteni u largua nga fusha me barelë gjatë sfidës kundër Luftëtarit ndërsa këtë të mërkurë iu nënshtrua dhe ekzaminimeve të fundit. BalkanWeb mësoi nga stafi drejtues i klubit korçar se mesfushori ka mbyllur vitin. Dëmtimi i pësuar në femurin e këmbës së djathtë është i rëndë por fatmirësisht jo në atë gradë që mendohej ku mund të rrezikonte edhe sezonin.

Muzaka mund të bashkohet me ekipin vetëm pas pauzës së dimrit. Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Muzaka pritet të rikthehet në fushë në janar. Muzaka është një nga pikat më të rëndësishme të Skënderbeut këtë sezon, një nga të paktët senatorë që qëndroi në Korçë.
(BalkanWeb)

www.balkanweb.com