Skënderbeu, seanca dëgjimore në CAS, Shehi jep lajmin pozitiv

19 Prill 2019

Beteja e Skënderbeut me UEFA-n tashmë në në finish, pas seancës dëgjimore, pritet vendimi përfundimtar i KAS, ku në valle është e ardhmja europiane e klubit korçarë. Orges Shehi shprehet i bindur se përgjigja do të jetë në favorin e tyre pasi është i bindur dhe i vetëdijshëm për atë që ka ndodhur:

Shehiiii

“Sigurisht që e presim me një interes të veçantë, është e kote ta fshehim që ka një domethënie të madhe për ne. Me aq sa kam dijeni, ka qenë një seancë e cila ka shkuar pozitivisht. Mqs më në fund seanca u zhvillua, tani presim përfundimin.

Shehiiii

E rëndësishme është që u zhvillua pasi kishim një vit që e prisnim. Dukë qenë të vetëdijshëm për atë që ka ndodhur, jemi besim plotë që çdo gjë do të shkoj në favorin tonë, kështu që presim atë që është një lajm i mirë për të gjithë ne”, u shpreh Shehi
(BalkanWeb)

www.balkanweb.com