Ski/ Peter Fill, kampion bote në kombinim

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
12 Janar 2018 15:32
Italiani vazhdon të jetë në superformë

Peter Fill është fituesi i Kupës së Botës në kombinim. Skiatori italian fitoi vendin e tretë në garën e kombinuar të Wengen-it përpara kohe. Kjo i dha mundësinë ta bënte të tijin këtë trofe me rëndësi.

Fituesi i kësaj gare ishte Victor Muffat-Jeandet, e pas tij doli rusi Pavel Trikhichev.

Nesër në Wengen është programuar zbritja në tatëpjetën e Lauberhorn-it, më e gjata e botës me 4400 metra.

Real Madrid, Perez: ''CR7? Skuadra do të përforcohet ''

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Korrik 2018 16:15

Nuk ka asnjë alarm te Real Madrid, pas lamtumirës së Cristiano Ronaldo-s. Florentino Pérez prezantoi mesditën e të mërkurës blerjen më të re të Real Madrid, Álvaro Odriozola. Një event gjatë të cilit presidenti i klubit “Los Blancos” siguroi se skuadra do të përforcohet me futbollistë të jashtëzakonshëm: "Edhe pa Ronaldon, ne kemi ekip madhështor që do të përforcohet me futbollistë të shkëlqyer. Ishin të shumtë ata që e konsideronin të pamundur fitimin e tre trofeve të njëpasnjëshëm të Champions League. Asnjë klub nuk e kishte realizuar më parë, por ne ia dolëm- thekson Perez -.

Presidenti Perez ndër të tjera tha: ‘Po përjetojmë një nga momentet më të mira në histori. Kemi fituar tituj sportiv unik. Kemi një soliditet institucional të parivalizueshëm dhe një fuqi financiare të fortë. Po përballemi me një kohë legjendare, kështu që tani synimi është të ruajmë identitetin tonë dhe të vazhdojmë me fitoret " /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Nga Botërori në biznes me Will Smith, jeta e re e Honda-s

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Korrik 2018 15:49

Pasi i dha lamtumirën kombëtares së Japonisë, Keisuke Honda, ish-lojtari i njohur i Milanit, po përgatitet për atë që do të jetë jeta e tij pas futbollit; pas përvojës në Milano ai fluturoi në Meksikë, te Pachuca, një aventurë që përfundoi më 30 qershor. Tani ai  po kërkon një ekip të ri, sepse në moshën 32  vjeçare ndoshta mund ti ketë thënë lamtumirë Japonisë, por jo futbollit. Në pritje për të nisur një aventurë që ta stimulojë, ish numri 10 i Milan ka nisur një biznes me ...... Will Smith.

Siç shkruan Nikkei Asian Review, Honda është gati për një karrierë si sipërmarrës: së bashku me yllin amerikan po sheh mundësinë për të punuar në sektorin e investimeve që kapin vlerën e 100 milionë dollarëve. Ideja është e të gjeturit investitorë japonezë, të cilët, nga ana tjetër, janë gati të përfshihen në start-up që krijohen në SHBA. Prince of Osaka dhe Fresh Prince do të kenë detyrën e identifikimit të kompanive të pakuotuara në bursë me vlerë një miliardë dollarë. "Të hapim rrugën e bashkëpunimit midis investitorëve japonezë dhe kompanive jashtë vendit", këto ishin fjalët e Hondës. Në pritje për të gjetur një ekip, Honda bëhet sipërmarrës. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

MotoGP | Marc Marquez nuk i ndahet Rossit

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
18 Korrik 2018 15:30
Deklarata e spanjollit

Marc Marquez duket çdo ditë e më shumë si Zoti i këtij sezoni, e ka mbyllur pjesën e parë të sezonit me të nëntën fitore në karrierë në pistën e Sachsenring në Gjermani. Spanjolli në një intervistë për të përditshmen “Marca” është kthyer që të flasë për raportin e tij me Valentino Rossi-n.

“Dua t’ia di se si ja bën Rossi, sepse fizikun mund ta stërvitësh por kokën, motivimin dhe kapacitetin e të bërit gara, mediat, presionin, që nuk është stërvitur, është i çmendur, e admiroj shumë”.

Marquez nënvizon  se nuk është harruar çdo gjë nga e shkuara, duhet akoma kohë. “Për paqen nuk varet nga unë, pas vitit 2015 e kemi zgjidhur. Në Argjentinë problemi ndodhi gjatë garës, i kërkova falje dhe për këtë u dënova. Çfarë duhet të bëja tjetër?”.

Duke folur për shokët e skuadrës të së tashmes dhe të së ardhmes, kampioni i botës shtoi: “Nuk ndihem absolutisht keq për ardhjen e Jorge Lorenzo-s. Që të garosh me të njëjtin motor qartëson shumë gjëra, kushdo që humbet nuk ka justifikime dhe çdo pilot duhet të tregojë se është i fortë. Jam i lumtur që vjen dhe dua të shtoj se askush nuk do që të fitojë lehtësisht një garë. Për sa shoh Pedrosa-n, tërheqja e tij më trishtoi shumë, ka qenë një hero për të gjithë ne, për të gjithë fëmijët spanjollë që kanë nisur të drejtojnë një motor”, tha spanjolli që kryeson renditjen e MotoGP me 145 pikë, duke lënë pas me largësinë e 46 pikëve Valentino Rossi-n për këtë botëror. /EDS/

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Mina ose Vermaelen, vetëm njëri mund të qëndrojë te Barcelona

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
18 Korrik 2018 15:06

Nënshkrimi me Clément Lenglet plotëson një dëshirë të vjetër të Ernesto Valverde: Të zvogëlojë distancën midis dy titullarëve (Piqué dhe Umtiti) dhe për të gjetur zëvendësuesin e duhur. Por në të njëjtën kohë ka sjellë një mbipopullim në repartin e mbrojtjes, sepse tani janë pesë lojtarë në dispozicion. Dy janë kandidatët për t'u larguar nga klubi i Barcelonës këtë verë: Yerry Mina dhe Thomas Vermaelen. Në parim, kolumbiani është më i rrezikuar për t'u larguar për shkak të mospërshtatjes me futbollin evropian. Megjithatë, ai ende mund të qëndrojë te Barça.

Mina zë një vend në listën e lojtarëve ekstra-komunitarë, që papritmas nuk është më një problem. Midis transferimit të Paulinho te Guangzhou dhe pasaportës së Coutinho, vetëm kolumbiani dhe i sapoardhuri Arthur do të kishin statusin e të huajit, dhe kështu që nuk do të kishte mundësi për të përfshirë edhe një lojtar, si për shembull Willian Borges. Nga klubi pranojnë se nuk është urgjente gjetja e një ekipi për kolumbianin, por po presin se kush mund të ofrojë më shumë se 20 milionë euro pas shpërthimit në Kupën e Botës në Rusi, ku shënoi tre gola.

Sa i përket termave financiarë Mina pritet të sjellë më shumë se Vermaelen, i cili do të jetë 33 vjeç këtë vit dhe kontrata e tij përfundon në 2019, por në të njëjtën kohë belgu nuk është një lojtar për të ardhmen. Valerde preferon Vermaelen i cili u paraqit mirë sezonin e kaluar dhe gjithashtu lojtari është i gatshëm të kryejë rolin e zëvendësuesit, ndërsa Mina nga ana tjetër dëshiron më shumë minuta. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.