Ski/ Peter Fill, kampion bote në kombinim

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
12 Janar 2018 15:32
Italiani vazhdon të jetë në superformë

Peter Fill është fituesi i Kupës së Botës në kombinim. Skiatori italian fitoi vendin e tretë në garën e kombinuar të Wengen-it përpara kohe. Kjo i dha mundësinë ta bënte të tijin këtë trofe me rëndësi.

Fituesi i kësaj gare ishte Victor Muffat-Jeandet, e pas tij doli rusi Pavel Trikhichev.

Nesër në Wengen është programuar zbritja në tatëpjetën e Lauberhorn-it, më e gjata e botës me 4400 metra.

Tour de France: Thomas ruan kryesimin, Cort fiton në sprint / VIDEO

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
22 Korrik 2018 20:09
Mbyllet etapa e 15-të

Magnus Cort fitoi etapën e 15-të të Tour de France pas një sprinti në fund të garës ku doli fitimtar kundrejt dy ndjekëseve Bauke Mollema dhe Ion Izagirre. Ndërsa Geraint Thomas ruajti kryesimin në renditjen e përgjithshme duke mbajtur edhe këtë të dielë Bluzën e Verdhë në trup.

Kjo ishte etapa e parë e fituar për Cort, me danezin që u tregua më i fortë se dy ndjekësit në një finale mjaft emocionuese.

Chris Froome vazhdon të jetë i dyti në renditjen e përgjithshme me 1 minutë e 39 sekonda më shumë kohë se uellsiani, ndërsa Tom Dumoulin është i treti, me 11 sekonda më shumë. Kur kanë mbetur edhe gjashtë etapa deri në fund, vetëm katër prej tyre do të jenë vendimtare për konfirmimin e fituesit final.

Të hënën çiklistët e kanë pushim dhe më pas vijnë tree tapa në Pireneje dhe një me sprint. Etapa e 18 është në fushë dhe nuk mendohet të ketë ndryshime në renditje aty, ndërsa etapa e fundit është një shëtitje mes publikut të Parisit.

“Gjërat po shkojnë mirë për mua dhe mezi po e pres këtë ditë pushimi”, tha Thomas për BBC. “Por nuk e mendoj ta fitoj këtë kompeticion. Kemi tri ditë të mëdha përpara dhe më pas një garë sprinti tepër të vështirë. Do të mendoj etapë pas etape dhe të shohim çfarë do të ndodhë”./EDS/

Renditja e etapës së 15-të

  1. Magnus Cort (Astana) 4h 25’ 52”
  2. Ion Izagirre (Bahrain-Merida) 4h 25’ 52”
  3. Bauke Mollema (Trek-Segafredo) +2”
  4. Michael Valgren (Astana) +29”
  5. Toms Skujins (Trek-Segafredo) +34”
  6. Domenico Pozzovivo (Bahrain-Merida) +34”
  7. Lilian Calmejane (Direct Energie) +34”
  8. Rafal Majka (Bora-Hansgrohe) +37”
  9. Nikias Arndt (Sunweb) +2’ 31”
  10. Julien Bernard (Trek-Segafredo) +2’ 38”

Renditja e përgjithshme

  1. Geraint Thomas (Team Sky) 62h 49’ 47”
  2. Chris Froome (Team Sky) +1’ 39”
  3. Tom Dumoulin (Sunweb) +1’ 50”
  4. Primoz Roglic (LottoNL-Jumbo) +2’ 38”
  5. Romain Bardet (AG2R La Mondiale) +3’ 21”
  6. Mikel Landa (Movistar) +3’ 42”
  7. Steven Kruijswijk (LottoNL-Jumbo) +3’ 57”
  8. Nairo Quintana (Movistar) +4’ 23”
  9. Jakob Fuglsang (Astana) +6’ 14”
  10. Dan Martin (UAE Team Emirates) +6’ 54”

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Zyrtare: Merret vendimi final për Hamilton

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Korrik 2018 19:44
Del raporti përfundimtar

Lewis Hamilton konfirmohet fitues i Çmimit të Madh të Gjermanisë, pasi fitorja iu vu në dyshim nga komisarët e garës, të cilët e morën në pyetje britanikun pas mbraimit të saj.

Gjithçka kishte lidhje me momentin ku piloti u ngatërrua me teknikët e skuadrës dhe në momentin e fundit që do të futej në bokse kapërceu mbi bar për t’u rikthyer në pistë. Për një incident të ngjashëm dy vite më parë Kimi Raikkonen ishte penalizuar me 5 sekonda, por Hamilton nuk u dënua dhe mund të ruajë 17 pikët e avantazhit ndaj Vettel që siguroi pas fitores në Hockenheim.

Rregullat e Formula 1 diktojnë se “kalimi i vijës që ndan hyrjen në pit stop me pistën e garës është e ndaluar”. Por me sa duket pasi kanë analizuar situatën, komisarët e garës vendosën që vetëm ta “qortonin” kampionin në fuqi të Formula 1.

Gara u bë pak kaotike për shkak të shiut dhe Mercedes nuk i shpëtoi kësaj amullie, siç dëshmoi edhe biseda në radio mes pilotit dhe teknikëve. Në fillim Hamilton mori mesazhin që të futej në pit stop, më pas iu tha teknikëve se Raikkonen po futej në bokse para tij dhe ata i thanë që të qendronte jashtë, duke bërë që britaniku të kalonte mbi bar në sekondat e fundit për të shmangur futjen në bokse.

Vetë Hamilton tha pas garës për atë moment: “Të gjithë i kishte zënë paniku dhe nuk po dinin çfarë të thonin, vetëm unë isha më i relaksuari aty”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Hamilton rrezikon fitoren, merret në pyetje nga komisarët e garës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Korrik 2018 18:52
E papritur

Lewis Hamilton mund të humbasë fitoren e sotme në Çmimin e Madh të Gjermanisë pasi është thiërritur nga komisarët e garës për të dhënë shpjegime mbi sjelljen e tij në pistë. Piloti i Mercedes vendosi në sekondën e fundit që të mos hynte në pit stop ndërsa në pistë ishte makina e sigurisë dhe kaloi mbi bar për t’u rikthyer në asphalt.

Rregullat e Formula 1 diktojnë se “kalimi i vijës që ndan hyrjen në pit stop me pistën e garës është e ndaluar”.

Ai rrezikon seriozisht që t’i hiqet fitorja që id ha 17 pikë avantazh ndaj rivalit Sebastian Vettel në renditjen e përgjithshme.

Gara u bë pak kaotike për shkak të shiut dhe Mercedes nuk i shpëtoi kësaj amullie, siç dëshmoi edhe biseda në radio mes pilotit dhe teknikëve. Në fillim Hamilton mori mesazhin që të futej në pit stop, më pas iu tha teknikëve se Raikkonen po futej në bokse para tij dhe ata i thanë që të qendronte jashtë, duke bërë që britaniku të kalonte mbi bar në sekondat e fundit për të shmangur futjen në bokse./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Vettel i trishtuar: E kisha fitoren në xhep

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Korrik 2018 18:12
Video e daljes nga pista

Ishte shumë pranë fitores së parë në shtëpinë e tij, por as këtë herë Sebastian Vettel nuk arriti që t’ia dilte mbanë. Pikërisht në një garë si kjo, ku gjermani po kryesonte me shumë komoditet, mjaftoi pak shi për të prishur planet e tij dhe Ferrarit.

“E kisha fitoren në xhep, pastaj gabimi që bëra. Ishte i vogël, por tepër i madh për rezultatin final”, tha pas garës Vettel. Gjermani shpjegon çfarë ndodhu në atë fragment sekondi në xhiron e 52-të ku ai humbi kontrollin dhe doli në zhavorr për t’u ndalur vetëm te barriera. “Besoj se gomat ishin duke shkuar mirë akoma në ato çaste, por bëra një gabim të vogël duke frenuar më vonë se sa duhej. Besoj se deri në atë çast ishim shumë mirë dhe po administronim gjithçka si duhej. Gabova unë, mund të kisha bërë më mirë se aq. Nuk ishte gabimi më i madh që kam bërë ndonjëherë, por ai që mund të peshojë shumë më tepër deri në fund të sezonit, shtoi Vettel.

“Jam më shumë i zhgënjyer se sa i nxehur, sepse pasojat në rezultatin e garës ishin shumë të mëdha. Vetëm sot nuk na duhej shiu sepse po administronim gjithçka shumë mirë”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.