Skocia nuk i bën dot ballë Portugalisë B (VIDEO)

14 Tetor 2018

Kundërshtari i Shqipërisë në ndeshjen e radhës, Skocia, është mundur 3-1 në miqësoren kundër Portugalisë, me trajnerin Santos që kishte rreshtuar një skuadër plot me rezerva për këtë përballje në “Hampden Park”.

Debutuesi Helder Costa, Eder dhe Bruma ishin autorët e golave portugezë që fundosën skuadrën e Elx McLeish, skuadra e të cilit pësoi kështu humbjen e dytë rresht, pas asaj kundër Izraelit pak ditë më parë, duke shënuar kështu humbjen e gjashtë në tetë takime që kur ka rimarrë drejtimin e skuadrës për herë të dytë në muajin shkurt. Santos kishte ndryshuar 10 lojtarë nga ndeshja me Poloninë të enjten, të fituar 3-2, por kjo nuk e pengoi të dominonte totalisht takimin.

Forma e dobët e skocezëve sigurisht që duhet të ndihmojë kombëtaren shqiptare, e cila i pret në Shkodër muajin e ardhshëm, me shpresën për të mos përsëritur rezultatin negativ të pësuar në Britani. Ndërsa Portugalia udhëton për në Itali në nëntor, me synimin e vetëm fitoren e ndeshjes dhe të grupit, por mbetet për t’u parë se cilët nga 10 titullarët e sotëm do të ruajnë vendin në skuadër./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan